Izet Haxhia: Bomba te VEFA, orkestruar nga Berisha e SHIK-u. Incidenti i rëndë i tij me mentorin e dikurshëm, mjekun Dine Abazi

Pjesa e fundit e intervistës së Izet Haxhisë, ish truproja e Sali Berishës, për gazetën DITA, trajton ngjarjet e bombës tek VEFA dhe personazhet e përfshirë në të. Haxhia deklaron se bombën nuk e ka vënë “Hakmarrja për Drejtësi” dhe kjo akuzë është një sajesë e Berishës. Autori ka qenë një person me emrin Anton Gjergji, komando dhe njeri i përdorur edhe për vrasjet e Haklajve, më pas i eliminuar. Një ekip special i SHIK-ut të Gazidedes, sipas tij është përgjegjës edhe për vrasjen e Bujar Kaloshit, ish kreu i përgjithshëm i burgjeve, dhe për të gjitha këto orkestrimi nga ardhur nga Berisha dhe Agim Shehu. Ndërkaq, Haxhia ka rrëfyer edhe një incident të rëndë të Berishës ditën e rrëzimit të monumentit të diktatorit Hoxha, me mikun e tij, mjekun Dine Abazi, sot president i Urdhrit të Mjekëve. Sipas Haxhisë, “Berisha u afrua t’i thoshte diçka dhe ai filloi t’i gjuante me çantë: Tradhtar, spiun! Berisha uli kokën dhe ai vazhdonte t’i qëllonte me çantë”.
a.k
Add new comment