Impas politik në Kosovë, dorëhiqet gjyqtari amerikan i Kushtetueses, gjykata pa kuorum të mjaftueshëm

Thellohet kriza politike në Kosovë. Një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Robert Carolan ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është publikuar sot në faqen zyrtare të Kushtetueses në të cilën theksohet se largimi i tij ka ardhur për shkaqe personale dhe se nuk do të ketë ndikim në vijimin e punës së Gjykatës. Por mediat kosovare e kanë hedhur poshtë këtë, duke thënë që dorëheqja e tij ka ardhur për shkaqe parimore. Sipas tyre, amerikani Carolan ishte i vetmi që nuk është pajtuar me dy vendimet e fundit të Kushtetueses, caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë dhe vendimin për kryeparlamentarin. Kjo dorëheqje do të pengojë punën e Gjykatës Kushtetuese, e cila tashmë nuk ka kuorumin e mjaftueshëm, dhe funksionalizimin e këtij institucioni mund ta garantojë vetëm Samuel Zhgobar, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, i vetmi që ka kompetencën për të emëruar një tjetër gjyqtar.
a.k
Add new comment