Milo-Lubonjës për historinë: Nomenklaturë e regjimit ke qenë ti, jo unë. Tekstet nuk do glorifikojnë Hoxhën

Postuar në 16 Shtator, 2014 03:24

“Babai im nuk ka qenë as anëtar i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës dhe as anëtar i nomenklaturës së lartë komuniste. Jemi bashkëmoshatar, por ti ke pasur fatin e mirë që në fëmijërinë dhe rininë tënde je rritur me gjithë të mirat në mes të bollëkut, ndërsa mua dhe familjes sime na duhej të rropateshim të siguronim bukën e gojës si shumica dërrmuese e shqiptarëve”.

Kështu i përgjigjet historiani Paskal Milo deklarimit të Fatos Lubonjës se ai është nostalgjik i komunizmit. Me një shkrim sot në Panorama, Milo i është përgjigjur qëndrimit të Lubonjës, sipas të cilit, komisioni për rishkrimin e historisë që drejtohet nga Milo, kërkon të rehabilitojë figurën e enver Hoxhës.

Sipas Milos, Enver Hoxha nuk do glorifikohet, por do thuhen edhe disa arritje të atij regjimi.

“Deklartat se Hoxha dhe diktatura e tij do të rishkruhen, nuk do të thotë se në tekste do të glorifikohet Enver Hoxha dhe epoka e tij, nuk do të thotë se do të ringjallet komunizmi i vdekur shqiptar, nuk do të thotë se do të harrohen krimet, vuajtjet dhe sakrificat e shqiptarëve në këtë regjim. Nuk do të bëhet siç pretendon zoti Lubonja, “normalizimi” i figurës së Enver  Hoxhës dhe diktaturës së tij, por do të normalizohet pasqyrimi objektiv i një periudhe historike që nuk mund të fshihet”, nuk mund të injorohet, apo edhe të bastardohet deri në infinit nga njerëz që e kanë për detyrë të rishkruarit e historisë”, ka shkruar Milo.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

E cfare historiani je ti, ne se ti nuk arrin te kuptosh se kendveshtrimi ndaj botes eshte individual dhe jo familjar? Sa historian gjakftohte je ti qe kerkon te nxjerresh tjetrin nga debati per qendrimin ndaj Enver Hoxhes dhe regjimit qe ai instaloi, e qe ti kerkon t'i protokollosh arritjet, me argumenta familjesh?

Dhe sa per Ilustrim: ti, nuk e kishe babain ne bllok, por ama bllokun e ke ne mendje!

Submitted by Artemis (not verified) on

"...por ti ke pasur fatin e mirë që në fëmijërinë dhe rininë tënde je rritur me gjithë të mirat në mes të bollëkut, ndërsa mua dhe familjes sime na duhej të rropateshim të siguronim bukën e gojës si shumica dërrmuese e shqiptarëve..." - thote Milua, po nuk thote se pastaj ai (Milua) beri karriere ne ate kohe, per ate kohe, pra duke i sherbyer asaj kohe, kurse Lubonjen e derguan ne ferr pa ber asnje faj, asnje faj qe munde te quhet faj per nje mendje normale e njerezore! Imagjino te te cojne ne nje vend si Spaci, te te detyrojne te besh pune te rende si skllav... kete nuk e thote signor/shok Paskualja, se i tille historian eshte, i thote gjerat pergjysem... mnemoteknika, s'ke c'ti besh, eshte produkt i kohes qe dihet!

P.S. Me shpresen qe do ta botoni sa me shpejt komentin, s'e kemi pare qe neper disa gazeta online (jo tuajen) komentet se nga "humbin"... rruges si duket...!

Submitted by Anonim (not verified) on

Do të thotë Lubonja po të mos burgosej do ta puthte komunizmin dhe Envernë? Ky Lubonja është si Enveri veç ka xhelozi që ra nga kali.

Submitted by Mah (not verified) on

Po pse Milo? Nuk ka njeri tjeter te rishikoje historine? Po figuren e Zogut ate te familjes se tij te te pareve te tij te prejardhjes se tij nuk mund ta beje kurre Milo se bie ndesh me te gjitha principet e tij.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.