Korea e Veriut publikon raportin për të drejtat e njeriut

Korea e Veriut ka publikuar raportin e vet për të drejtat e njeriut. Sipas “CNN” në raportin me 53 mijë fjalë, theksohet se Korea e Veriut ka sistemin më të avancuar të të drejtave të njeriut, që u siguron qytetarëve integritet të paçmuar politik, u siguron atyre aktivitet për punë kreative dhe të pavarur si dhe një strandard jetese të qytetëruar dhe shumë të lartë. “CNN” thotë se ky raport është një përgjigje ndaj qëndrimeve të OKB-së për këto çështje në muajin shkurt. Madje Korea e Veriut e konsideron kërkesën e SHBA-ve për të drejtat e njeriut, si një alibi për të ndërhyrë në punët e brendshme. Raporti siç thuhet është hartuar nga institucionet, OJF-të dhe ekspertët e të drejtave të njeriut, bazuar në “një përvojë 70-vjeçare”.
http://edition.cnn.com/2014/09/15/world/asia/north-korea-human-rights-re...
s. z
Add new comment