Reagime nga shqiptarë, por edhe nga partia e Lubço Georgievskit për paktin Beograd-Shkup për përfaqësim diplomatik të përbashkët

Dy ditë më parë Serbia dhe Maqedonia nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për përdorimin e burimeve të përbashkëta diplomatike, që përfshin edhe shfrytëzimin në disa raste të godinave të njëjta. Sot ka disa reagime nga përfaqësues të shqiptarëve, sipas të cilëve kjo marrëveshje cenon interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Madje, marrëveshja orientohet kundër tyre. “Është fatkeqësi për ne shqiptarët, që jemi sjellë në këtë situatë që Lubço Georgievski të na tregojë se partia shqiptare të cilës ia japim votat, po bënë politikë proserbe. Mua nuk më pëlqen që VMRO-Popullore të na tregojë se nga jemi duke shkuar, mirëpo për fat të keq realiteti është ashtu siç e ka definuar partia e Georgiveskit. Më vjen mirë që sot lexova një informacion për hapje të konsullatës së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, në Milano të Italisë, që do të thotë se Tirana dhe Prishtina nuk po rrinë duarkryq, por po japin përgjigje të fuqishme edhe politikës proserbe të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së”, citon portali “Almakos” botuesin e gazetës "Lajm", Fejzi Hajdari. Për ish-diplomatin Alajdin Demiri, marrëveshja përbën agresion dhe shtron në perspektivë rishqyrtimin nga Maqedonia të njohjes së Kosovës. “Agresioni është ambivalent që do të thotë se Maqedonia duhet të rishqyrtojë njohjen e Republikës së Kosovës", thotë ai. Ndërkohë është interesant fakti që Georgievski po kërkon të riaktualizohet në politikën maqedone duke luajtur kartën e rrezikut serb që sipas tij kërcënon pavarësinë reale të Maqedonisë, funksionale si e tillë si një marrëveshje maqedono-shqiptare, sesa serbo-maqedone.
http://almakos.com/lajme/maqedoni/60635-marreveshja-per-ambasadat-agresi...
s.z
Add new comment