Sabit Brokaj: “I vëllai i Izet Haxhisë ka deklaruar se Azem Hajdari kishte paguar 100 mijë dollarë, për të më vrarë më 1997-ën”

Sabit Brokaj ka shprehur në një intervistë për gazetën “Dita” mendimet dhe komentete veta për intervistën e Izet Haxhisë. Ka rëndësi përballja me deklaratat dhe të vërtetat e vitit 1997. Dhe Brokaj rrëfen një takim të tijin me vëllanë e Izet Haxhisë, pasi në pushtet erdhën socialistët. Dhe ka rëndësi, pikërisht se është bërë pasi erdhën socialistët. “Pasi u bënë zgjedhjet dhe ne erdhëm në pushtet, shkova në një restorant në Sauk. Isha me Fatos Klosin dhe me ca miq të tjerë, nga Vlora, nga Delvina etj. Kur hymë atje, vjen e më takon një person i shëndoshë e me flokë të gjata. Ky njeri vjen e më thotë: “Doktor, a nuk po më njef, a?” Nuk po më kujtohesh, i thashë. “Jam filani më tha (emri nuk më kujtohet tani) jam vëllai i Izetit. E, dëgjoni ju burra, – iu drejtua të tjerëve. Mua më ka dhënë Azem Hajdari 100 mijë dollarë për ta heq qafe këtë. Po unë i thashë se nuk qes pushkë ndaj Doktor Sabitit, nuk jam hasm me të”. Me këtë dua ta them dhe ta mbyll këtu: Njerëzit i ka vënë koha në pozicione të ndryshme, shpesh të vështira, por te këta njerëz ka edhe fisnikëri. Këtë e kam provuar në raportet e mija me Izet Haxhinë dhe të afërmit e tij”, thotë Brokaj.
http://gazetadita.al/sabit-brokaj-historia-ime-me-izet-haxhine-dhe-nje-r...
s.z
Comments
Profesor Sabiti

Profesor Sabiti !

Per te qene i dobishem me deshmine tuaj , por dhe i besueshem duhet te sqaroni se per cfare kohe flitet.

Dihet se me fillimin e shqetesimeve per fatin e piramidave dhe me teper akoma gjate rebelimit (kur ju ishit eksponent kryesor) ka qene pjestar aktiv i ketij rebelimi, kunder qeverisjes se PD, me strukturat e tij, madje dhe te armatosura (perjashto sindikaten)se paku deri ne mes te prillit. Pas kesaj, gjysma e dyte e muajit prill'97, ai u kthye ne PD si ndihmes i te besuarit te Saliut Genci Pollos, kohe ne te cilen ju nuk ishit me aktiv.

Nuk duhet te japim deshmi te paverteta sepse na dalin heronj te rreme ne krahun ekundert te atij te cilit i sherbenin.

Add new comment