Artan Didi siguron: Kemi marrë masa, s’ka rrezik për Papa Françeskun, në Shqipëri

Postuar në 18 Shtator, 2014 05:46

Asnjë rrezik për Papa Françeskun, gjatë vizitës që do të kryejë në Shqipëri. Një takim jashtë mjediseve të Kuvendit është zhvilluar sot mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Drejtorit të Përgjithshëm Didi i konfirmoi gazetarëve se pikërisht për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, ka shkëmbyer informacione me ministrin. “Erdha në Kuvend për të takuar ministrin. Shkëmbyem mendime, porosira në lidhje me punën për disa gjëra urgjente për vizitën që presim. Edhe dy ditë kemi gjithë atë eveniment”, tha ai.  I pyetur nga gazetarët nëse i kanoset ndonjë rrezik i mundshëm Papës në Shqipëri, nisur nga ato që shkruajnë mediat ndërkombëtare, Didi tha “Nuk qëndron asnjë rrezik i kemi marrë të gjitha masat, kemi besim të plotë”.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.