Ridvan Bode: Rishikimi i buxhetit, mashtrim i qeverisë

Postuar në 18 Shtator, 2014 06:27

Një mashtrim të qeverisë e cilësoi PD rishikimin e buxhetit për vitin 2014. Sipas ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, nuk bëhet fjalë për rritje të përformancës në administrimin e taksave, por për një rritje të nivelit të taksave prej 24 milionë lekë. “Ky mashtrim propagandistik vjen fill pas largimit pa deklaratë publike të misionit të FMN, i cili ndërkaq shprehu hapur pakënaqësinë që ritmika e të ardhurave nuk plotësonte pritshmërinë e tyre”, tha Bode. Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama prezantoi ndryshimet në buxhetin e vitit 2014. “Është e para herë, pas 5 vitesh rresht, që rishikimi i buxhetit nga Qeveria bëhet me rritje, jo me rënie. Që do të thotë se, kemi pasur fatkeqësinë që për 5 vite rresht të kishim një Qeveri që bënte parashikime përtej mundësisë, duke shfrytëzuar paratë e parashikuara, por që nuk i kishte, për “tamtame” propagandistike dhe pastaj në fund të vitit kthehej në parlament për ta rishikuar buxhetin me ulje. Për herë të parë pas 5 vitesh e rishikojmë buxhetin me rritje”, tha Rama. Nga ana e tij Bode bëri të ditur po ashtu se qeveria ka mashtruar edhe qytetarët kur ka deklaruar se 95 % e tyre do të paguajnë më pak taksa. Sipas statistikave të bëra publike nga Bode, për 8 muajt e parë të këtij viti qytetarët kanë paguar 190 milionë dollarë më shumë krahasuar me 8-mujorin e vitit 2013, ndërsa biznesi ka paguar 40 milionë dollarë shtesë. Ish- ministri i Financave në tetë vite të qeverisjes së djathtë akuzoi qeverinë edhe për deficitin buxhetor e borxhin. Ai tha se shuma e kursyer nga shërbimi i borxhit të brendshëm me norma më të ulëta interesi për shkak të konjukturës bankare, është sa dyfishi i shumës se planifikuar nga qeveria për uljen e deficitit. 

 

L.V

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Si nuk ke turp ore hajdut kur del dhe ben opozite per ata qe jane 1 milion here me te paster se ti qe je zhytur deri ne gryke ne felliqsira? E ke çuar ekonomine dhe vendin 2 here ne humnere more fytyre e vrare nga korrupsioni dhe del sikur ska ndodhur asgje. E ke vendin ne burg, prit se do te vije rradha. Edhe luli ta ka varur dhe as do te mbroje me por te shtrytezon tani se i duhesh per momentin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.