ISIS lëshon video të të burgosurit britanik John Cantlie. Ky deklaron: “Në Perëndim nuk thuhet e vërteta. Unë do ta tregoj atë”

Postuar në 18 Shtator, 2014 09:42

ISIS ka lëshuar sot një video-deklaratë të gazetarit, ose më saktë fotoreporterit britanik John Cantlie, i cili paralajmëron se do të rishfaqet sërish. Madje duke iu transmetuar të vërtetën njerëzve në Perëndim. “Ju do të mendoni se unë jam duke e bërë këtë vetëm sepse jam i burgosur. Se unë kam një armë drejtuar pas kokës dhe detyrohet ta bëjë këtë. E vërtetë. Unë jam i burgosur. Këtë nuk mund ta mohoj, por duke qenë se jam i braktisur nga qeveria ime dhe fati im varet nga ISIS, nuk kam gjë për të humbur”, thotë Cantlie që është kapur në korrik të vitit 2012 në Siri. Duket se ai do të jetë pjesë e një përpjekjeje propagandistike të ISIS teksa nënvizon, se nga të gjithë perëndimorët e ndaluar nga ISIS, vetëm britanikët dhe amerikanët nuk janë lëshuar. Kjo edhe sepse Londra dhe Washingtoni nuk kanë negociuar dhe sipas tij kanë arsye që i druhen një konflikti të tretë, pas atij në Afganistan dhe në Irak. “Do t’iu tregoj të vërtetën për sistemin dhe motivimin e ISIS. Dhe sesi media perëndimore mund ta manipulojë të vërtetën për opinionin atje. Ka dy anë për çdo histori. Mendoni se po ju thuhet e gjithë e vërteta?”, thotë Cantlie.

http://www.youtube.com/watch?v=LNFzv9mTHew&feature=youtu.be

PS: “Youtube” e ka hequr materialin duke deklaruar se bie ndesh me politikën e tij për dhunën. Materiali mund të shikohet këtu: http://www.dailymotion.com/embed/video/x267c7r?related=0 

http://www.nytimes.com/2014/09/19/world/middleeast/british-hostage-warns...

http://www.thegatewaypundit.com/2014/09/breaking-isis-releases-video-of-...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.