Minsk/ Firmoset marrëveshja për ndërprerjen e luftimeve në Ukrainën Lindore

Postuar në 20 Shtator, 2014 02:31

Pas 7 orë bisedimesh u arrit në Minsk një marrëveshje për ndërprerjen e zjarrit dhe për krijimin e një zone të çmilitarizuar prej 30 kilometrash në pjesën lindore të Ukrainës. E megjithatë, siguria në rajonin e lindjes së Ukrainës mbetet ende e brishtë. Marrëveshja u arrit mes palëve të të ashtuquajturit ”grupi i kontaktit”, i përbërë nga OSBE-ja, Moska, Kievi dhe separatistët për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. “Firmosëm një memorandum”, deklaroi për median i dërguari i Kievit, ish-presidenti Leonid Kuchma. ”Dokumenti duhet të çojë në krijimin e një zone të sigurisë së lartë”, deklaroi nga ana e tij lideri separatist, Igor Plotnitski.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.