Përgjimi i paligjshëm, Prokuroria sekuestron pajisjet elektronike të Shërbimit Informativ Ushtarak

E përditshmja “Panorama” shkruan sot se Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar dhe ka ekzekutuar sekuestrimin e pajisjes elektronike të Shërbimit Informativ Ushtarak, e cila përdoret për përgjimet telefonike dhe ambientale. Sekuestrimi i pajisjes në fjalë është bërë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen në Iidhje me padinë e bërë nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndaj ish- drejtorit të SHIU-t, Ylli Zyla, për çështjen e problemeve procedurale dhe kostos së blerjes së pajisjes. Në të njëjtin kallëzim u ngritën dyshime se pas mbërritjes në Tiranë, pajisja është përdorur për përgjime të paligjshme ndaj eksponenteve të Partisë Socialiste dhe të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Por sipas “Panoramës” një goditje tensioni ka dëmtuar harddisqet ku ishin memorizuar bisedat e pergjuara, e cila pengon dhe zbardhjen e tyre.
L.V
Add new comment