Stamboll/ 49 shtetasit turq të rrëmbyer nga xhihadistët e ISIS-it kthehen në shtëpi

49 qytetarë turq, të mbajtur peng që prej muajit qershor nga xhihadistët e Shtetit Islamik në Irak u liruan dhe u kthyen të shtunën në mëngjes në gjendje të mirë shëndetësore në Turqi. Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu gjatë një deklarate televizive tha: “Sot jemi njoftuar për lirimin e qytetarëve tanë dhe kemi mundësuar kthimin e tyre në Turqi”. Por ai nuk dha detaje për kushtet e lirimit. Të 49 shtetasit turq ishin marrë peng më 11 qershor gjatë pushtimit së konsullatës së përgjithshme të Turqisë në Mosul nga luftëtarët e Shtetit Islamik në ofensivën e tyre në veri të Irakut. Mes tyre bëjnë pjesë konsulli i përgjithshëm dhe bashkëshortja e tij, disa diplomatë dhe fëmijët e tyre, si dhe anëtarë të forcave speciale turke.
L.V
Add new comment