Kërcënim për sulme terroriste në Vatikan, kontrolle të shtrënguara në sheshin Shën Pjetër

Vigjilencë për përgjimet telefonike. Një oficer i shërbim sekret të huaj pohoi se: dy arabët biseduan për mundësinë e “të bërit diçka”. “Corriere della Sera” njoftoi mëngjesin e së shtunës se kontrolli në Vatikan është forcuar që prej tre ditësh, në prag të dëgjimit publik të Papa Françeskut. “Corriere della Sera” thotë gjithashtu se për arsye të një “akti demonstrativ në Vatikan” bëhej fjalë për një sinjal drejtuar burimeve të inteligjencës ndaj trupave speciale. Alarmi u bazua nga një bisedë e përgjuar mes dy arabëve, por jo dhe aq për t’u shqetësuar. Gjithsesi tensioni tashmë është i lartë dhe kërcënimi i terrorizmit ISIS është i frikshëm, sidomos pas vendimit të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, të ndarë nga Italia dhe aleatët e tjerë evropianë, për të armatosur trupat ushtarake të Peshmerga-s, dhe më së shumti për të filluar kohët e fundit bombardimet me shënjestër në Irak .
L.V
Add new comment