Krisafi: Guvernatori i Bankës duhet të vijë nga radhët e Këshillit Mbikëqyrës

Gjatë një interviste për “Vizion Plus” ish-anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Kseonofon Krisafi, se: “është i kotë debati nëse guvernatori i bankës duhet të jetë domosdoshmërish anëtar i bordit ose mund të zgjidhet edhe jashtë tij”. Krisafi sqaron se ligji e thotë qartë dhe nuk le hapësirë për asnjë diskutim se guvernatori është njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, e që të jesh kryetar duhet të jesh patjetër anëtar. Sa i përket zgjedhjes së nje guvernatori të huaj, Krisafi thotë se edhe kjo është e përcaktuar qartë në lgij. Anëtari i këshillit mbikëqyrës i cili më pas zgjidhet guvernator duhet të jetë patjetër shtetas shqiptar.
L.V
Add new comment