Imami: Qeveria t’u vërë veshin deklaratave të Shteteve të Bashkuara

Deklarata e Ambasadorit amerikan në OSBE, Daniel Baer kundër dhunës ndaj opozitës në Parlament, sipas deputetit të PD-së Arben Imami është analiza më e mirë që i bëhet situatës politike në Shqipëri. Gjatë një deklarimi për “TV Klan” Imami tha se qëndrimi i një ambasadori që pasqyron qëndrimin zytar të SHBA duhet të lexohet drejt nga mazhoranca aktuale, e cila sipas tij po frymëzon dhunë dhe konflikt në Parlament. Një ditë më parë Ambasadori amerikan në OSBE në Këshillin e përhershëm të institucionit të mbajtur në Vienë tha se nga palët politike në Shqipëri kërkohet: mbështetja e fortë për sundimin e ligjit si dhe për një dialog të ripërtërirë dhe të konsoliduar mes qeverisë dhe opozitës qe mbeten dhe çështjet thelbësore. Por theksoi se në këtë drejtim një element kyç është pranimi pa kushte nga të gjitha palët i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërsië dhe zbatimi i menjëhershëm i këtyre vendimeve. Ai nënvizoi se dhuna fizike dhe kërcënimet nuk kanë vend në Parlament.
L.V
Add new comment