“Deutsche Welle”: Aleancë e brishtë kundër "Shtetit Islamik"

Dy ditë më parë aviacioni luftarak sirian ndërmori sulme kundër qytetit Al-Bab, që kontrollohet nga organizata terroriste "Shteti Islamik", IS. Në sulm u vranë të paktën 15 vetë dhe u plagosën me dyzina njerëzish. “Deutsche Welle” thotë se qytetarët e Al-Babit ka mundësi që në të ardhmen të ndodhen dyfish nën goditje: nga njëra anë prej avionëve luftarakë të regjimit. Dhe nga ana tjetër nga koalicioni ndërkombëtar. Prandaj shumë banorë janë larguar nga qyteti- njësoj si shumë luftëtarë të IS. Duke u mbështetur në vlerësimin e “Al Monitor”, “Deutsche Welle” shkruan se strategët e IS duhet të gëzohen për sulmet që do të vijnë. Sepse këto sulme do t'i çojnë "Shtetit Islamik" vetëm simpatizantë dhe mbështetës. Po sipas revistës “Al Monitor”, nevojitet një strategji tjetër. "Këtë luftë mund ta fitosh ose humbasësh jo me raketa dhe bomba, por përmes zemrave dhe mendjeve të njerëzve" shkruan “Deutsche Welle” mbështetur në “Al Monitor” .
L.V
http://www.dw.de/aleanc%C3%AB-e-brisht%C3%AB-kund%C3%ABr-shtetit-islamik/a-17935618
Add new comment