Obama, thirrje për fushatë të gjerë kundër IS-it: Kjo luftë nuk është vetëm e Amerikës

Presidenti amerikan Barak Obama deklaron se bota është e bashkuar kundër kërcënimit që vjen nga shteti Islamik. Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, ai shtoi se do të përdorë Asamblenë e ardhshme të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për të mbledhur botën kundër grupit militant. “Sepse ne ecim në rrugë të drejtë, shumë kombe po i bashkohen koalicionit tonë. Mbi 40 vende kanë ofruar ndihmë në fushatën e gjerë kundër shetit islamik në irak dhe siri. Këtë javë në asamblenë e Kombeve të Bashkuara, do të vazhdojmë tubimin që bota të bëhet bashkë kundër kërcënimit të shtetit islamik” – u shpreh Obama. Përveç vendeve të tjera, Obama vuri në dukje edhe bashkimin e Francës në koalicion, e cila ka nisur sulmet ajrore kundër objektivave të Shtetit Islamik në Irak. “Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime kundër këtyre terroristëve në Irak apo në Siri. Por, kjo nuk është vetëm luftë e Amerikës. Unë nuk do t’i angazhoj këmbësoritë tona në një tjetër luftë”, ka thënë Obama në adresimin e tij javor.
L.V
Add new comment