Papa nënshkruan përshtypjet e tij në librin e mesazheve në presidencë

Papa Françesku u prit në ambientet e presidencës nga kreu i shteti shqiptar, Bujar Nishani. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shprehu emocionin e veçante për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, ndërsa në fjalën e tij theksoi se në vendin tone, brez pas brezi është trashëguar respekti mes komuniteteve fetare. “Krishterimi dhe islamizmi në Shqipëri, kanë ditur veç të komunikojnë. Komunitetet fetare kanë ditur të qëndrojnë fort edhe gjatë periudhës së egër të komunizmit”, u shpreh Nishani. Në fjalën ne tij Papa the se:” Shpresoj qe Shqipëria ë vazhdojë në këtë rruge të drejtë dhe të jetë një shembull për shume vende. Bashkëjetesa mes komuniteteve fetare është një e mire e paçmuar për paqen dhe për zhvillimin. Kjo është një vlerë që duhet ruajtur dhe zhvilluar çdo dite. Liria fetare dhe e shprehjes, është kusht themelor për zhvillimin social dhe ekonomik të një vendi”. Kreu i kishës katolike, ka nënshkruar përshtypjet e tij ne librin e mesazheve ne presidence.
L.V
Add new comment