Ministri i Shëndetësisë pranon se ka mungesë ilaçesh në spitale. Por “janë barna me konsum për 3-4 persona, me vlerë 500-600 dollarë gjithë vitin”

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka qenë dje në mbrëmje i ftuar në emisionin “Njerëz në fokus” në “Neës24”. Beqaj ka bërë vlerëisme optimiste për përmirësimin e gjendjes në spitale, ndonëse ka pranuar mungesën e barnave. Si zgjidhje ministri ka dhënë “përdorimin e barnave alternative”. “E pranoj që në QSUT ka mungesa barnash. Bëhet fjalë për barna me konsum të vogël pra për 3-4 persona. Ne jemi përpjekur t’i plotësojmë me barna alternative. Po ju them që vlera e tyre është e vogël 500-600 dollarë gjithë vitin”, tha ai. Si element pozitiv Beqaj ka nënvizuar shtimin e përdorimit të volumit të ilaçeve në QSUT, që arrin deri në 14 milionë dollarë më shumë, çka sipas tij tregon rezerva me medikamente në spitale është rritur. Po kështu ministri tha se edhe çmimet e medikamenteve janë ulur.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/beqaj-barnat--po-ka-mungesa-ne-qsut-...
s.z
Comments
Hec o burr se 3-4 veta jane
<p>Hec o burr se 3-4 veta jane dhe po vdiqen pune e madhe kujt i plasi?!</p><p>Sa per mungesen e ilaceve mjafton te intervistoni pacientet tek onkologjiku qe bejne kimioterapite sa sa leke paguajne per ilacet...vete nga pervoja personale, vjehrri im ka bere 8 seanca kimio dhe paguane 50 mije leke te reja per seance pasi i blinte privatesisht...dhe e dini cfare shkruhesh ne cmimin e ilaceve? "Cmim Spitalor". Ne farmacite e laprakes i kemi blere. Sic e thote dhe shoku kryeminister #vajmedet.</p><p>Deklarata te tilla vetem politikane kriminel i bejne per t'i hedhur hi syve popullit.</p>
Add new comment