Sulmet e para ajrore të SHBA dhe aleatëve në Siri. OKB miraton rezolutën kundër ekstremistëve

Postuar në 22 Shtator, 2014 21:13

Shtetet e Bashkaura të Amerikës kanë nisur sot sulmet ajrore ndaj mlitantëve islamikë të ISIS në Siri. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënëis i Pentagonit, Kundëradmirali Kirby, i cili nuk ka dhënë detaje, përveçse atë se në sulm po marrin pjesë edhe partnerët. (Në videon e Cantliet përmendet edhe Danimarka). “CNN” njofton se janë përdorur bombarues dhe avionë gjuajtës si dhe raketat “Tomahawk” dhe sipas këtij kanali mendohet se sulmet janë kryer në zonën e Raqqas, bastion i organizatës. Zhvillimet vijnë në të njëjtën ditë kur në Turqi u njoftua depërtimi i 130 mijë refugjatëve sirianë dhe kur qyteti i Kobanesë, shumë afër kufirit turk është duke rënë në duart e militantëve. Po kështu, Asambleja e Përgjithshme e oKB-së, e mbledhur në sesionin e saj të 69-të, ka miratuar një draft rezolutë(me 193 vota) të propozyar nga SHBA që synon të ndalojë, ose kufizojë rekrutimin, përgatitjen  dhe dërgimin e ekstremistëve nga një vend në një vend tjetër. U këkrohet vendeve anëtare që të marrin masa dhe këtu me siguri Shqipëria dhe Kosova janë në pararojë. Kundrejt këtyre lëvizjeve organizata islamike u ka bërë thirrje mbështetësve të saj që të sulmojnë qytetarët në SHBA dhe në Perëndim.

http://edition.cnn.com/2014/09/22/world/meast/u-s-airstrikes-isis-syria/...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.