Kosovë, ndryshojnë rregullat e aplikimit për viza

Postuar në 24 Shtator, 2014 06:35

Qytetarët e Kosovës që aplikojnë për viza për në vendet e BE në ambasadat e huaja do të përballen me rregulla të reja duke filluar që nga e enjtja. Bashkimi Evropian ka vendosur një sistem të ri informativ të vizave i cili do të nisë të aplikohet që nga e enjtja në të gjitha konsullatat  e shteteve  anëtare të Shengenit  që janë të pranishme në Kosovë, por e njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të rajonit. Sistemi i ri i vizave i detyron qytetarët  që gjatë aplikimikt për vizë, të japin në konsullatën përkatëse gjurmët e gishtërinjve si dhe të bëjnë një fotografi dixhiitale. Këto të dhëna biometrike do të shërbejnë pastaj përmes një baze të përbashkët të të dhënave për të gjitha konsullatat e vendeve të BE-së në Kosovë por edhe për të gjitha pikat kufitare në Zonën Shengen. Sipas një deklarate  për media të lëshuar nga Zyra e BE-së në Prishtinë, nisja e funksionimit të këtij sistemi nuk do ta zgjasë procesin e aplikimt për vizë, e as nuk do të paraqesë më shumë kërkesa. Duke komentuar këtë risi, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar ka thënë se ky sistem i ri vizash i mundëson BE-së krijimin e një zone të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.