BE mund të ndëshkojë “Google” me një gjobë deri në 4 mld dollarë për thyerje të rregullave të konkurencës

“Google” mund të përballet me një gjobë rekord për shkak të thyerjes së rregullave europiane të konkurencës. Kjo është deklaruar nga shefi i Komisionit Europian për konkurencën, Joaquin Almunia. Hetimi ka nisur si pasojë e ankesës së 20 konkurentëve të “Google”, përfshirë “Microsoft”, sipas të cilëve kompania po përdorte 95% të pjesës së vet në tregun europian, për të drejtuar përdoruesit e internetit drejt rezultateve të kërkimit që i nixrrnin produktet e “Google” në krye të listës. Deri më tani gjoba më e madhe është paguar nga “Microsfot”, në masën 2.2 miliardë dollarë, por në se zbatohet rregulli se gjoba është në masën 10% të xhiros vjetore, i bie që “Google” të paguajë 4 miliardë dollarë.
http://euobserver.com/news/125731
s.z
Add new comment