Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së për çështjen “Xhuka”

Postuar në 24 Shtator, 2014 10:44

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e deputetëve të PD-së për shpalljen si të pavlefshme dhe antikushtetuese të shkarkimin e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Bëhet fjalë për çështjen e shkarkimit të Zana Xhukës, për të cilën demokratët pretenduan se u shkel ligji dhe procedura parlamentare. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën me të gjitha pikat e përfshira në të dhe që janë: “Rrrëzimin e kërkesës për interpretimin e nenit 65/1 të Kushtetutës dhe kërkesës për konstatimin e pavlefshmërisë së mbledhjes së përgjithshme të deputetëve, të datës, 20.02.2014, që lidhet me këto çështje:

a) Vendimi Nr. 12/20014 “Për shpalljen si të pavlefshëm të vendimit Nr. 1/2013”, “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”,

b) Vendimi Nr. 13/2014, Për mosmiratimin e Dekretit te Presidentit te Republikës, Nr 7928, datë, 16.01.2013, “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive” dhe

c) Vendimi Nr. 14/2014 “Per zgjedhjen e Inspektorit te Pergjithshem te Inspektoriatit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive”.

2. Me shumicë votash, rrëzimin e kërkesës për interpretimin e nenit 78/2 të Kushtetutës”.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.