Basha kundërpërgjigjet: Strukturë dhune në Kuvend për të asgjësuar parlamentarizmin. Rama urdhëroi goditjen e oratorit të opozitës

Postuar në 24 Shtator, 2014 14:21

Pas reagimit të Kryeministrit Rama ndaj Prokurorisë lidhur me akuzën e ngritur ndaj deputetëve të PS-së Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka për dhunë fizike ndaj deputetit të PD-së, Gent Strazimir, e menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e ardhur nga selia blu. Kryetari i PD-së Lulzim Basha i kërkon Prokurorisë të hetojë jo thjesht “marionetat kriminale në parlament”, por autorin e vërtetë që lëviz fijet e tyre. Sikurse Rama, Basha nëpërjet Facebook ka bërë të ditur se “pritej një ‘mea culpa’ nga Edi Rama, veçnaërisht pas publikimit të pamjeve filmike, por ai foli duke sulmuar Prokurorinë siç e ka zakon, “hedh gurin – fsheh dorën”. Foli duke provuar atë që opozita po e thotë prej kohësh: Se është ai që urdhëroi goditjen e oratorit të opozitës, është ai që ka ngritur një strukturë dhune në Kuvend për të asgjësuar parlamentarizmin.”

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.