“Mbipopullim” me meshkuj në Mal të Zi për shkak të abortit selektiv. Sipas OKB-së, në listë edhe Shqipëria, Azerbajxhani, Armenia dhe India

Postuar në 25 Shtator, 2014 03:52

Duket se aborti selektiv në funksion të pritjes së një fëmije mashkull. “Balkan Insight” shkruan se në Mal të Zi ky është kthyer në një problem të inbalancës, sa kohë që aborti selektiv po çon në raporte si 100 fëmijë vajza për 110 lindje të fëmijëve meshkuj. Përcaktimi i seksit të fëmijës në fazën prenatale tani mund të bëhet me 500-700 euro vetëm duke analizuar gjakun e nënës. Dhe kjo sipas drejtorit të Qendrës së Gjenetikës Mjekësore dhe të Imunologjisë, Olivera Miljanoviç ka sjellë edhe këtë ndryshim të raportit të lindjeve. Çështja ka të bëjë me kulturën e shoqërisë, e tillë që i jep përparësi fëmijës mashkull. Sipas OKB-së, Mali i Zi renditet në këtë drejtim krahas Shqipërisë, Indisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë. Qeveria e Podgoricës ka urdhëruar ngritjen e një Task-Force për këtë çështje, aq më tepër që kanë nisur reagime edhe nga BE. Komsioneri për të Drejtat e Njeriut në KE, Nils Muiznieks ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve malazeze.

http://www.balkaninsight.com/en/article/gender-selection-raises-concerns...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.