Propozimi i PDK-së: Thaçi kryeministër. Propozimi i LDK-së: Isa Mustafa kryeministër

Para disa ditësh kandidati i PDK-së për kryetar Kuvendi në Kosovë, Arsim Bajrami, deklaronte se zgjidhja për krizën politike është konsensusi që Hashim Thaçi të jetë kryeministër dhe Isa Mustafa kryetar Kuvendi. Sot, një nga përfaqësuesit e LDK-së, Lutfi Haziri, ka përmbysur skemën: “...Zgjidhja më i mirë do të ishte nëse Isa Mustafa do të ishte kryeministër. Për këtë qëllim LDK-ja e ka nominuar gjatë zgjedhjeve të 8 qershorit...”, tha ndër të tjera Haziri. Në këto kushte kriza institucionale në Kosovë mund të zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve të reja.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/flet-edhe-lutfi-haziri-zgjidhja-me-e-...
s.z
Add new comment