Kodheli entuziaste për kompletimin me armatim të ri të B2K: “Më në fund, do kemi një njësi pa Kallashnikov, imazh i çdo guerrilasi në botë”

Postuar në 25 Shtator, 2014 08:33

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka folur sot në Parlament, krahas ministrave të tjerë, lidhur me shtimet e fondeve në buxhetin e dikastereve, në kuadër të rishikimit të buxhetit në tërësi. Ministrja ka deklaruar se me këto masa të reja financiare, do të realizohet kompletimi i Batalionit të Dytë të Këmbësorisë me armatim të ri, për t’iu afruar standardeve të NATO-s. Këtë lajm, Kodheli e ka postuar në mënyrë të përmbledhur edhe në faqen e vet të profilit në “Facebook”, ku nuk mungon të bëjë edhe një vlerësim për atë që sipas saj është imazhi negativ i një ushtrie të kompletuar me AK-47, ose Kallashnikov. Thotë Kodheli: “Do të plotësojmë me armatimin modern, sipas standardeve Batalionin e Dytë të Këmbësorisë. Automatikë M4, pistoleta, mitralozë të lehtë, pushkë speciale, mortaja si dhe gjithë municioni i nevojshëm për plotësimin e kompletimin e batalionit. Më në fund do të kemi një njësi që nuk do të përdorë kallashnikovin sovjetik, imazhin e çdo guerrilasi në botë”. Tani, imazhi është i rëndësishëm për ushtrinë, por nuk duhet harruar se Kallashnikovi është imazhi i ushtrisë sonë në 2/3 e ekzistencës së saj.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.