Nishani nga SHBA: Shkarkimet në KLD, ndërhyrje e politikës në drejtësi

Një akt të ndërhyrjes së politikës në drejtësi e ka cilësuar Presidenti Bujar Nishani ngritjen e komisionit për shkarkimin e nënkryetarit dhe një prej anëtarëve të KLD. Duke folur në një intervistë për “Zërin e Amerikës” pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Nishani deklaroi se ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të KLD Çefa dhe anëtarit Lelçaj është në shkelje me Kushtetutën. “Nuk ka asnjë shkak për ngritjen e një komisioni hetimor dhe se një veprim i tillë është në kundërshtim me Kushtetutën. Një ndërhyrje e tillë bëhet për të pasur kontroll mbi sistemin e drejtësisë. Në tërësi sistemi i drejtësisë ka nevojë për një reformë të thellë dhe transparente”. Duke u ndalur në zhvillimet në BSH pas skandalit të vjedhjes dhe zgjedhjes së Guvernatorit të ri, Nishani theksoi se një çështje e tillë zgjidhet nga Kushtetuta. Presidenti Nishani nuk ka preferuar të komentojë vendimet e gjykatës se pse la në burg ish-kryeinspektoren Golemi dhe në arrest shtëpiak ish-Guvernatorin Ardian Fullani, por theksoi se duhet hetim i plotë nga prokuroria dhe gjykata për këtë çështje.
L.V
Comments
Ti je kapter i Sales dhe jo
<p>Ti je kapter i Sales dhe jo president i Shqiptareve.</p>
Add new comment