Reagon Erjon Braçe: Skandal, 3 këshilltarë të Presidentit të Republikës janë kandidatë për Këshillin Kombëtar të PD-së

Postuar në 27 Shtator, 2014 06:53

Erjon Braçe ka reaguar për faktin se 3 këshilltarë të presidentit të Republikës janë kandidatë për Këshillin Kombëtar të PD-së. “Jam i skandalizuar nga fakti se si Partia Demokratike punon në presidence dhe se si presidenca zgjidhet në Partine Demokratike! Ky është turp kushtetues! Kam përpara gazetën zyrtare të ‘Kongresit me te madh ne histori’ dhe ne te gjej se:  Gjergj Lezhja-funksionar politik i Presidentit të të gjithë popullit shqiptar, është numri 157 në listën e kandidatëve për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD; - Ylli Asllani-funksionar politik i Presidentit të të gjithë popullit shqiptar, është numri 280 ne listën e kandidateve për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD; - Është edhe një i ri, pra hyrje e re nga Presidenca në PD që për hir të respektit për të atin nuk po e përmend këtu!! Pra bëhen tre dhe shkelja është e trefishte”, shprehet deputeti Socialist Erion Braçe.

 

Në fakt në listë nuk mungojnë emrat, si Grida Duma, aktualisht koordinatore e marrëdhënieve me publikun në PD, Ervin Salianji, Koordinator për çështjet ligjore, apo Agron Kuliçi, ish-zv drejtor i policisë, aktualisht këshilltar i grupit parlamentar të opozitës.

Për një vend në Këshillin Kombëtar janë edhe ish-ministrat Jemin Gjana, Ferdinant Xhaferri dhe Enkelejd Alibeaj, por edhe ish-deputetët, Dashnor Sula, Fatbardh Kadilli, Gjok Uldedaj, Osman Metalla, Gjok Vuksani, Adriana Gjonaj.

Në listën përveç Kastriot Islamit, nuk mungon edhe ish-deputeti socialist Asllan Dogjani që në zgjedhjet e 2013-ës tentoi Kuvendin në listën e demokratëve.

Ndër kandidatët gjithashtu ka një numër të konsiderueshëm personazhesh nga bota e artit dhe kulturës, si dyshja e humorit Ermal Mamaqi – Julian Deda, kompozitori Shpëtim Saraçi apo piktori Ardian Isufi.

Nuk mungojnë edhe emra nga shoqëria civile, si sipërmarrësi italian Roberto Kaparrota, kryetarja e shoqatës së të shkarkuarve nga administrata Nertila Qafzezi, apo edhe gazetarë si Arbër Kadia e Alisa Braho.

Nuk mungojnë emrat që kanë mbajtur pozicione të rëndësishme gjatë qeverisjes së PD-së, si Arben Ibroja, Arben Qirjako, Elvana Hana, Flamur Gjymishka apo Gazmend Dibra, si edhe emra të drejtuesve aktualë të pushtetit vendor, si Dashamir Aliko, kryetar i komunës së Lazaratit, Besnik Fuci, kryetar i komunës së Kasharit, apo Fatbardh Plaku, kryetar i komunës së Farkës.

 

L.V

Comments

Submitted by Artemis (not verified) on

<p>Qenkan kandidate dhe Ermal Babaqi kshu Mamaqi me Julian Deden?! Nuk thoni qe po kandidoka inteligjenca vete!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.