Sekretet e ish-Pallatit Mbretëror të Zogut e Geraldinës do të bëhen publike për vizitorët

Postuar në 27 Shtator, 2014 07:18

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se ish-Pallati Mbretëror do të hapet të hënën për vizitorët. Ajo do të mund të jenë të vizitueshme për publikun me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Gazetarja Fatmira Nikolli shkruan se kështu do të bëhen publike: “Dhoma ku flinte mbreti, dhoma ku rrinte mbreti, dhoma ku merrte vendime, dhoma ku bëheshin bisedime, pasqyra ku shihej mbreti, shkallët nga ai zbriste, dritaret nga ai shihte, vendi ku iu dha lajmi i kurorëzimit dhe ku u mbajt ceremonia, godina prej nga ai doli me Geraldinën”.  Tek ish-Pallati Mbretëror, ose sot Akademia e Shkencave, do të vihet pllakati "Monument Kulture" dhe do të çelet një ekspozitë me foto historike të ish- "Parlamentit shqiptar" dhe më pas të ish- "Pallatit Mbretëror" në mjediset e katit I. Mes imazheve ka edhe të shkrepje pak të njohura, ashtu sikundër nuk mungojnë fotografitë historike.

 

L.V

 

http://www.balkanweb.com/kultur%EB/2691/ish-pallati-mbreteror-hapet-te-henen-per-vizitoret-213353.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.