Katalonja si Skocia, më 9 nëntor referendumin për pavarësi nga Spanja. Presidenti Artur Mas nënshkruan dekretin

Më 9 nëntor rajoni i Katalonjas do të mbajë referendumin ku qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre për pavarësi nga Spanja. Për këtë votim presidenti i rajonit të Katolonjës Artur Mas ka nënshkruar dhe dekretin. Ai tha se dëshiron që Katalonja të mbajë një referendum të stilit skocez dhe i bëri thirrje parlamentit dhe qeverisë në Madrid që të respektoje të drejtën e qytetarëve të këtij rajoni. Kjo iniciativë e ngjashme me atë për shkëputjen e Skocisë nga Britania, megjithatë, nuk ka mbështetjen e qeverisë qëndrore të kryeministrit të qendrës së djathtë Mariano Rahoj. Ky i fundit do të mbajë në fillim të javës së ardhshme një mbledhje të posaçme të ekzekutivit për ta kundërshtuar këtë nismë. Nuk përjashtohet mundësia që çështja t’i kalojë për shqyrtim edhe Gjykatës Kushtetuese të Spanjës. Mas deklaroi se: “do të ishte gabim që të ndalohej në këtë mënyrë vullneti i popullit të Katalonjës”.
Aktualisht Katalonia është një krahinë autonome e cila ka një qeveri dhe një president të saj, brenda mbretërisë së Spanjës. Kjo çështje është arsyeja kryesore se pse Spanja është shprehur kundër pavarësisë se Kosovës. Në prill 2014 parlamenti spanjoll rrezoi me 299 vota kundër, 47 pro dhe një abstenim kërkesën për referendum. Deputetët që e kundërshtuar mbajtjen e këtij votimi për pavarësinë e Katalonjës ishin nga tre forcat më të mëdha politike, partia popullore, ajo socialiste dhe partia e qendrës “bashkimi për progres dhe demokraci”. Ndërsa votat në favor erdhën në atë kohë nga përfaqësuesit katalan dhe baskët.
L.V
Add new comment