Nishani fton për investime sipërmarrësit shqiptarë në SHBA

Postuar në 28 Shtator, 2014 05:09

Presidenti Bujar Nishani, gjatë vizites se tij në SHBA, u prit nga anёtarё tё shumtё dhe drejtues tё Rrjetit tё Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me tё cilёt zhvilloi njё bashkёbisedim tё hapur pёr zhvillimet nё Shqipёri, perspektivёn e integrimit, marrёdhёniet me Shtetet e Bashkuara, bashkёpunimin me diasporёn etj. Presidenti Nishani falenderoi sipermarresit shqiptare ne SHBA, “per përpjekjet e admirueshme dhe mbështetjen e ofruar nga komuniteti shqiptar në Amerikë, bijtë dhe bijat e Shqipërisë, zemra e të cilëve, pavarësisht distancës, kurrë nuk pushuan së rrahuri me ritmin e vëllezërve dhe motrave në atdhe”. Nishani inkurajoi sipermarresit që të ofrojnë praninë e aktivitetit te tyre në Shqipëri, në të gjitha dimensionet e mundshme të suksesit dhe prosperitetit për to, për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë. Presidenti Nishani ishte gjithashtu i ftuar edhe nga Organizata “Rrёnjёt Shqiptare”, njё organizatё qё punon pёr promovimin e trashёgimisё kulturore shqiptare, pёr tё kremtuar pesёvjetorin e themelimit tё saj.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.