Deputeti i BDI-së, foto para monumentit të një aktivisti maqedonas dhe shkruan se po pozon para Nexhat Agollit

Postuar në 28 Shtator, 2014 10:20

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, është vënë së fundmi në qendër të ironisë dhe sulemve mediatike, pas një gafe që ka bërë me duart e veta. Ai është fotografuar para një monumenti të Metodija Shatorov-Sharlo, ish-eksponent i lëvizjes komuniste maqedone, për të cilin ka shkruar se në fakt po pozonte përpara Nexhat Agollit, eksponent i lëvizjes komuniste m,aqedone, por shqiptar.  Kaq ka mjaftuar që Grubi të vihet në qendër të ciklonit, aq sa deputetja e VMRO-së, Liljana Zaturovska, ka shkruar në profilin e saj në “Facebook” se nuk bëhet fjalë për Nexhat Agollin, por për tejtër kënd. Mesazhi i Zaturovskës është edhe më therës sesa ironi-mëria e shqiptarëve në rrjetet sociale: “Sikur të dinte pak nga historia z.Artan Grubi, si dhe të kishte pak më shumë kapacitet, horizont njerëzor dhe kulturor, si dhe të mos ishte i ngarkuar nga urrejtja, irredentizmi, cektësia dhe dëshira për vetë-promovim se sa shqiptar i madh që është, si dhe t’i kishte ngjarë pak Nexhat Agollit i cili e ka dashur aq shumë shtetin tonë të përbashkët, si dhe të lexonte diçka për të, do të dinte se si është dukur ai, si ka vepruar, dhe në rrethana të tilla të komplikuara për të, do ishte i vetëdijshëm se personi në përmendore para së cilës ka bërë fotografi, nuk është Nexhat Agolli por është Metodija Shatorov-Sharlo!” - shkruante ajo. Grubi vetë kërkoni falje, duke shprehur ndër të tjera se ngatërresa ka ardhur sa nga keqinformimi nga mediat, aq edhe nga dëshira për parë moumentin e Nexhat Agollit. “Kur informohesh për diçka gabim, mund të nisësh edhe luftë e jo më të bësh selfie. Seriozisht, i keqinformuar padashje nga shumë media që botuan lajmin për vendosjen e përmendores se Nexhat Agollit në qendër të Shkupit, por edhe nga dëshira e madhe që më në fund t’i shoh të derdhur në bronz Agollin, Bogdanin dhe Bagerin, ndodhë që paskam gabuar bashkë me shumë të tjerë. Andaj, ju kërkoj falje të gjithëve ju që u gëzuat po aq sa edhe unë, por edhe që u mashtruat po aq sa edhe unë. Vendosjen e përmendoreve të Nexhat Agollit, Pjetër Bogdanit dhe Josif Bagerit e kemi prit si ngjarje dhe jam i bindur se do të realizohet shpejtë sepse ato përmendore janë gati dhe pritet vetëm vendosja e tyre", shkruante Grubi.  Po nuk do shkuar deri në Maqedoni për të kapur lajthitje të këtilla, pasi në Shqipëri ka qenë një ministër kulture që deklaronte se do të sillte eshtrat e Ismail Qemalit.

http://alsat-m.tv/lajme/nga_vendi/19520-zaturovska-koleg-grubi-nuk-eshte...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.