Obama: “ISIS u nënvlerësua. Konfliktet mes sunitëve dhe shitëve, shkaku kryesor i konflikteve në botë”

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar për “CBS” se ngritja shumë e shpejtë e Shteti Islamik në Siri dhe më tej në Irak erdhi edhe si pasojë e nënvlerësimit nga ana e shërbimeve amerikane. Në finale, edhe politika në Shtëpinë e bardhë nuk ka vlerësuar si duhet kërcënimin që po vinte. Sipas Obamës lufta civile në Siri dhe krijimi i hapësirave të paqeverisura i lejoi militantëve që të organizoheshin, ndonëse në ndryshim nga rasti i Al Qaedas, ISIS ishte në gjendje që të thithte një numër shumë të madh xhihadistësh nga e gjithë bota. Po kështu, Obama ka vlerësuar se konflikti mes sunitëve dhe shitëve, dy degët kryesore të Islamit, janë shkaku më i madh i konflikteve në botë. Një pohim ky me rëndësi të veçantë.
http://www.huffingtonpost.com/2014/09/28/obama-60-minutes_n_5895870.html
s.z
Add new comment