Apeli i FSHF-së lë në fuqi dënimin për Tiranën e Vllazninë. Dy të mëdhenjtë bëhen “shembull” kundër dhunës në stadiumet e futbollit

Një ngjarje e rrallë për botën e gjyqtarisë sportive shqiptare, e njëherësh, mesa duket një mesazh i ri që kërkon të përçojë FSHF. Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të futbollit i mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesat ankimore të mbërritura nga Vllaznia dhe Tirana, ka vendosur të lërë në fuqi vendimet e Komisionit të Disiplinës. Pas përleshjeve të dhunshme në ndeshjen Vllaznia-Tirana të zhvilluar në “Loro Boriçi”, Komisioni i Disiplinës dënoi shkodranët me zhvillimin e 10 ndeshjeve pa tifozë dhe kryeqytetasit me zhvillimin e 15 ndeshjeve pa tifozë, vendime që do të mbesin në fuqi. Edhe pse drejtuesit e skuadrave dhe tifozëritë përkatëse bënë paqe pas asaj që ndodhi dhe gjakrat u ftohën, shpresat se kjo do të shërbente për një zbutje të dënimit nga Apeli nuk u realizuan. Të dyja skuadrat deri tani kanë shlyer nga dy ndeshje secila nga dënimi i dhënë, ndërsa humbjet e të dyjave nga ky dënim, është llogaritur në rreth 300 mijë euro. Kur të dhemb, vë edhe mend.
a.k
Add new comment