Finlanda në NATO? Kryeministri Stubb: “Është një vendim për të cilin nuk do t’i marrim leje askujt”

Postuar në 29 Shtator, 2014 12:18

Kryeministri i Finlandës, Alexander Stubb, i ka dhënë një intervistë gjermanes “Der Spiegel” përmes së cilës komenton zhvillimet e fundit në Europë, sidomos në marrëdhëniet me Rusinë. Stubb është treguar i drejtpërdrejtë kur është pyetur për anëtarësimin e mundshëm të Finalndës në NATO, një hap ky që shikohet si provokim ndaj Moskës. “Për ne çështja duhet të jetë nëse ky hap do të rriste sigurinë tonë apo jo. Dhe nëse duke bërë kështu, pra duke iu bashkuar NATO-s, ne do të rrisnim ndikimin tonë në sigurinë e Europës. Është një vendim të cilin ne do ta marrim pa kërkuar leje”, thotë Stubb. Ai ka theksuar se Rusia është një fqinj me të cilin Finlanda ka zhvilluar edhe luftëra në të shkaurën dhe se lëvizjety e fundit të Putinit përcjellin mesazhin se “jemi akoma superfuqi”.  “Rusia po provokon shumë nga fqinjët e vet”, vijon Stubb, vendi i të cilit gjatë Luftës së Ftohtë qëndroi në neutralitet, pikërisht për të mos provokuar BS-në.

http://www.spiegel.de/international/europe/finnish-prime-minister-discus...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.