Thomas Friedman citon në NYT arabët që flasin “për një qytetërim arab në kolaps”

Postuar në 30 Shtator, 2014 02:06

Gazetari Thomas Friedman që shkruan për New York Times-in, në një shkrim të marrë edhe nga disa gazeta shqiptare, flet për një krizë të ndërgjegjes arabe në ditët e sotme. Dhe këtë e thotë nëpërmjet gojës së disa arabëve. Njëri është Hisham Melhem, gazetar libanez i Al-Arabyia-s, e ka quajtur qytetërimin arab një qytetërim në kolaps. Dhe ka vijuar: “Qytetërimi arab, ashtu si e njihnim, është pothuajse i zhdukur. Bota arabe sot është e dhunshme, e paqëndrueshme, e fragmentuar dhe e shtyrë prej ekstremizmit…. Të gjithë shpresat e historisë moderne arabe janë tradhëtuar….Cdo gjë ia ka lënë vendin luftërave civile, përplasjeve etnike, sektare dhe rajonale, riafirmimit të absolutizmit, si në formën e vet ushtarake, ashtu edhe në atë atavike… Xhihadistët e Shtetit Islamik, me fjalë të tjera, nuk kanë dalë nga hiçi. Janë kapur pas një guaske të kalbur – gjithçka që mbetej nga një qytetërim i shembur”.

Turki al-Hamad, analist saudit, sulmon në Al-Arab leadership-in e Arabisë Saudite që ka shërbyer si model për ISIS-in. Kjo e fundit, sipas tij, “përqafon të gjithë të njëjtën ideologji sunite, vehabite, antipluraliste dhe puritane që ka përhapur Arabia Saudite, brenda dhe jashtë vendit, në xhamitë që kanë nxitur Shtetin Islamik”.

Shkrimtari shiit libanez Hanin Ghaddar shkruan: “Për të luftuar Shtetin Islamik dhe grupe të tjerë radikalë, për të penguar ngjitjen e despotëve të tjerë absoultistë, duhet të marrim përgjegjësitë e dështimeve kolektivë që kanë prodhuar këta tiranë dhe fanatikë mizorë. Përgjegjëse për monstrat që kemi kontribuar për të krijuar janë mediat tona, sistemet tanë të arsimit publik”.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni në shqip në linkun http://www.gazetaexpress.com/oped/ndergjegja-e-arabeve-45947/

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.