Në Tiranë numërohen 700 objekte të kundraligjshme të prishura. Janë evidentuar 2383 tabela reklamash, vendosur në akset kombëtare të cilat po prishen

INUK ka vënë ruspën për të shkatërruar të gjitha ndërtimet që konsiderohen të kundraligjshme. Para disa muajsh Inspektorati Ndërtimor Urbanistik nisi aksionet për prishjen e objekteve pa leje në të gjithë vendin, aksion i cili po vazhdon. Në një kronikë të përgatitur nga “Vizion Plus” thuhet se vetëm në kryeqytet numërohen 700 objekte të kundraligjshme të prishura. Aksioni i INUK është shtrire në rrugën e Elbasanit, Don Bosko, Kongresi i Manastirit, Unaze, sheshi Nene Tereza, rruga Bardhyl e përgjatë aksit të Rinasit. Ndërkohe që prishja e objekteve pa leje do te vazhdoj në të gjithë vendin. Inspektoret e INUK kane evidentuar gjithashtu 2383 tabela të përmasave të ndryshme për reklamim, vendosur ne akset kombëtare te cilat po prishen.
L.V
Add new comment