Biletat e udhëtimit me avion për zyrtarët e lartë pa tender publik

Postuar në 04 Tetor, 2014 10:10

Biletat e udhëtimit për një sërë zyrtarësh që do të marrin transportin ndërkombëtar, qeveria kërkon ti blerjë pa tender publik. Në një kronikë të transmetuar nga “Vizion Plus” thuhet se ndonëse ne Kuvend është paraqitur një nismë e disa deputeteve për të konkretizuar këtë projekt, duket se qeveria e ka lëne pezull, me qëllim rishikimin total të ligjit të prokurimeve. “Vizion Plus” thotë se të drejtën për të blerë bileta pa tender ishte parashikuar ta kishte institucioni i Presidencës, Kryeministrisë, Kuvendit, Ministrisë se Jashtme si dhe Ministrisë së Integrimit. Por burime nga qeveria thonë për këtë kanal televiziv se lista e institucioneve do të jetë edhe më gjerë. Në relacionin përkatës argumentohen shkaqet se pse kërkohet përjashtimi nga prokurimi. Sipas deputetëve, është e pamundur që të planifikohen udhëtimet gjatë një viti kalendarik, pasi shumë prej tyre dalin edhe jashtë parashikimit, si dhe për arsye të ndryshme deputet nuk kanë konfirmuar ne kohe pjesëmarrjen apo anulimin e udhëtimit. Për kronika e “Vizion Plus”  thotë gjithashtu se për deputet nismëtar, ky ndryshim i ligjit për prokurimin publik nuk pritet të ketë efekte financiare në buxhet.

 

L.V

 

http://vizionplus.al/biletat-e-avionit-pa-tender/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.