Arrestimet e imamëve në Kosovë kanë ulur interesin e besimtarëve për t'u lutur në xhaminë Sulltan Mehmet Fatihu

Besimtarët në xhaminë e madhe në Prishtinë thonë se asnjëherë nuk ka pasur më pak njerëz në faljen e Kurban Bajramit në qendër të kryeqytetit. Kështu thuhet në në një kronikë të përgatitur në Prishtinë nga “Top Channel”. Sipas kësaj kronike mungesa e imamit të xhamisë së madhe, hoxhës Shefqet Krasniqi që ndodhet në paraburgim, i akuzuar për nxitje për terrorizëm, ka ulur interesimin e besimtarëve për t'u lutur në xhaminë Sulltan Mehmet Fatihu. Qytetarët thonë se kohëve të fundit feja islame është përzier në politikë dhe anasjelltas, por bëjnë thirrje që kjo të ndërpritet dhe imamët të lihen të lirë. Në kronikën televizive thuhet gjithashtu se pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, besimtarët nuk patën mundësi të dëgjojnë ndonjë ligjëratë siç ka ndodhur herëve të tjera kur i pranishëm në xhami ishte hoxha Shefqet Krasniqi.
L.V
http://www.top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=285420#k3
Add new comment