Ministri Hoxhaj bëri me dije se dy vende nga Afrika kanë marrë vendim të njohin Republikën e Kosovës

Kosova do të marrë dhe dy aprovime të tjera. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se së shpejti do të vijnë edhe dy njohje të reja për shtetin më të ri në Ballkan. “Indeksonline” bën me dije: Hoxhaj ka deklaruar se Kosova gjatë ditëve të ardhshme do të anëtarësohet edhe në një organizatë, por pa dhënë detaje. “Deri më tani kemi arritur të anëtarësohemi në katër organizata që ka qenë objektiv i yni, dhe besoj që gjatë këtyre ditëve do të kem edhe të reja”, tha ai. Hoxhaj bëri me dije se dy vende nga Afrika kanë marrë vendim që ta njohin Republikën e Kosovës, por nuk dihet se kur kjo gjë do të shpallet zyrtarisht. “Mund t`ju konfirmoj se janë dy vende të cilat janë në procedurë të cilat kanë marrë vendimin që ta njohin Kosovën, por mbetet çështje e tyre se kur do ta shpallin. Mund të them që dy vendet janë nga kontinenti i Afrikës”, deklaroi Hoxhaj.
L.V
Add new comment