Vendimi për akcizën e duhanit reflektohet në tregje ende pa hyrë në fuqi, tregtarët nisin rritjen e çmimit për paketat!

Postuar në 05 Tetor, 2014 03:07

Edhe pse vendimi për rritjen e akcizës së cigareve me 20 lekë merr fuqi ligjore në fillim të vitit të ardhshëm, reagimi në tregun shqiptar ka qenë i menjëhershëm. Pak ditë pasi ministri i Shëndetësisë njoftoi publikisht vendimin në fjalë, rezulton se në një pjesë e konsiderueshme e dyqaneve ku tregtohen cigare, çmimi i paketave po rritet mesatarisht me 20 lekë. Ligjërisht çmimi i paketave duhet të ndryshojë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve fiskale dhe pasi të jetë vendosur pulla e re e akcizës. Kjo rritje e çmimit me argumentin e rritjes së akcizës mund të cilësohet si abuzive.

Tregu i duhanit ka reaguar në mënyrë të ngjashme edhe në fillim të vitit 2014. Rritja e mëparshme ishte e njëjtë, pra 20 lekë, por me hyrjen në fuqi në fillim të vitit, rritja në treg shkoi në mënyrë abuzive në 50 lekë për paketë, duke sjellë ndërhyrjen e organeve përgjegjëse për kontrollin e tregut. Rritja e akcizës së duhanit është planifikuar të jetë e përvitshme, deri në vitin 2017. Referuar deklarimeve publike, synimi është dekurajimi i konsumit të duhanit.

n.k

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.