“Panorama”: Argjentinasi Mario Blejer, kandidatura e kryeministrit për Guvernator që u refuzua nga kreu i shtetit

Postuar në 05 Tetor, 2014 03:31

Ish-kreu i Bankës së Argjentinës dhe një prej ekonomistëve të njohur botërorë, Mario Blejer është një nga kandidaturat për Guvernator të Bankës së Shqipërisë që kryeministri Edi Rama i ka propozuar kreut të shtetit. Kjo është ajo që shkruan sot gazeta “Panorama”, që evidenton se kandidatura “që vjen nga jashtë” nuk ka marrë miratimin e kreut të shtetit. Ky i fundit, sipas gazetës, mbron tezën se Guvernatori duhet të jetë shqiptar ndaj edhe mund të propozojë 5 kandidatura tek kryeministri, në mënyrë që kandidati që do të kalojë për votim të jetë konsensual.

Për më shumë: http://www.panorama.com.al/2014/10/05/negociatat-guvernatori-i-ri-nishani-refuzoi-emrin-e-rames/

Mario J. Blejer ka lindur në vitin 1948 në Argjentinë. Ka drejtuar për disa muaj Bankën Qëndrore të Argjentinës si dhe ka punuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Po ashtu, ai ka drejtuar Qendrën për Studimet e Bankingut Qendror (Banka e Anglisë) ndërsa ka qenë pjesmarrës në aktivitete për sektorin bankar në Shqipëri.

n.k

Comments

Submitted by Emigranti (not verified) on

Te respektuar administratorë të kësaj faqeje,nuk kuptoj se përse nuk e keni botuar komentin tim të mëparshëm duke qenë se brenda tij përveç se një kritike normale nuk kishte asnje fjalë apo frymë denigruese apo fyese.

Gjithsesi është një e drejtë e juaj ta publikoni ose jo, por të paktën jepni një shpjegim se çfarë do të thotë kjo frazë :

"... ai ka drejtuar Qendrën për Studimet e Bankingut Qendror (Banka e Anglisë) ..."

ndoshta vetë artikullshkruesi zoti N.K mund të na e shpjegojë duke qenë se ka shtuar në këtë variant të dytë shpjegimin (Banka e Anglisë) i cili në variantin e parë të këtij shkrimi nuk ishte.

Ju falenderoj për vëmendjen.

Me Respekt

Emigranti

Submitted by n.k (not verified) on

Emigranti,ne pergjigje te interesimit tuaj...
*Qendra për Studimet e Bankingut Qendror e Bankës së Anglisë (The Bank of England's Centre for Central Banking Studies) është një qendër kërkimore që organizon seminare dhe ofron ekspertizë për banka qendrore dhe autoritete rregullatore në mbarë botën. Kjo qendër ndodhet në Bankën e Anglisë në Londër.
Faleminderit per pyetjen
n.k

Submitted by prokurori (not verified) on

Kanditature e goditur tamam keta me kurse 6 mujore na duhen sidomos kur keto kurse i bejne ne argjentine. Ky rama e pa qe vetem me bojra nuk behet shteti dhe na krijon cdo dite nga nje alibi te re.   Ishalla nuk shkon aq larg alibia sa ti shpalli lufte ndonje vendi tjeter.

Submitted by Anonim (not verified) on

Te verifikohet lidhja e ketij argjentinasit me Soros-in. Gjasat jane qe ky te jete pjese e inner circle (rrethit te afert) te Soros. Shqiptare keni kujdes, eksperimenti social me juve vazhdon me intensiv se kurre.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.