Këshilli i Europës: Qeveria të përfundojë sa më shpejt strategjinë për pronat

Në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg është konstatuar një numër i madh i çështjeve të fituara në favor të qytetarëve shqiptarë për çështjet e pronave dhe për këtë arsye Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, i kërkon qeverisë shqiptare që të marrë të gjitha masat për zbatimin e këtyre vendimeve. Në raportin e saj për Shqipërinë që u miratua tri ditë më parë, publikuar nga gazeta “Shqip”, Asambleja thekson se gjatë monitorimit është konstatuar një mangësi e vazhdueshme dhe strukturore në lidhje me zbatimin e vendimeve të gjykatave vendase.
Por nga ana tjetër, Asambleja ka konstatuar edhe mungesën e një zgjidhjeje efektive për çështjen e pronave nga ana e Ekzekutivit shqiptar. Në raportin e saj, sipas gazetës, duke mirëpritur vendimet e fundit të qeverisë për miratimin e strategjisë së saj për kthimin dhe kompensimin e pronave të pronarëve shqiptarë që kanë fituar të drejtën e pronës në Strasburg, si në rastin e çështjes “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, Asambleja Parlamentare e KiE nxit autoritetet qeveritare për të shqyrtuar të gjitha mundësitë në mënyrë që të zvogëlohet sa më shumë të jetë e mundur vonesa në zbatimin e këtij plani veprimi, i theksuar edhe nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës.
Për më shumë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/10/05/kie-qeveria-te-perfundoje-sa-shpejt-strategjine-per-pronat/
n.k
Add new comment