650 qytetarë ikin çdo muaj nga Kosova

Postuar në 05 Tetor, 2014 05:50

Trendi i shqiptarëve që e kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova përmes Serbisë e më pas në Hungari e shtetet e tjera, është më i ulët se vitin e kaluar. Megjithatë, shifrat mbeten sërish problematike pasi së paku 650 qytetarë janë larguar çdo muaj nga Kosova. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, që nga janari i këtij viti e deri në qershor, numri i azilkërkuesve të rinj nga Kosova në shtetet e Bashkimit Evropian ka arritur në 4,455 persona. 

“Për fat të keq një trend në rritje është sidomos në muajt korrik, gusht.  Shqetësimet i ka shprehur edhe ambasadori i Hungarisë, pasi është rritur fluksi i shkuarjes në Hungari, sidomos nga dy qytetet, Ferizaj dhe Fushë Kosovë, më shumë nga komuniteti RAE, por edhe shqiptarë që deklarohen apo jo si ashkali, në mënyrë që ta kenë si alibi për të fituar azil edhe pse azili nuk fitohet më”, thotë për gazetën “Zëri” ministri Bajram Rexhepi.

Për më shumë: http://zeri.info/aktuale/907/rexhepi-trendi-ne-rritje-i-azilkerkuesve/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.