Banka Botërore propozon rritje të çmimit të energjisë në masën 15-20%

Banka Botërore kërkon rritjen me 15-20% të çmimit të energjisë në vend. Në një raport të vetin, BB-ja këmbëngul se tarifimi i energjisë duhet t’i përgjigjet kostove. “Sa i përket shpërndarjes së energjisë edhe me një rregullim të trafiave që parashikon rritje nga 15-20%, OSHEE-së i duhet një kohë e gjatë për t’u përmirësuar”, thuhet në raport. Qeveria ka deklaruar se nuk do të pranojë rritje të çmimit të energjisë për familjarët dhe se do të mbrojë konsumatorin. Propozimi për këtë i takon ERE-s, mirëpo në rast të një rritjeje të çmimit për biznesin, është e sigurtë se ajo do të reflektohet në çmime në treg.
s.z
Add new comment