Një tezë nga ish-këshilltari i ish-ministrit Ridvan Bode se përse Grida Duma ishte më e votuara në Kuvendin Kombëtar të PD-së

Postuar në 05 Tetor, 2014 08:03

Lajmi që Grida Duma ishte personi më i votuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së, bëri përshtypje dhe u nënvizua nga mediat, por ai kaloi bashkë me Kuvendin. Mirëpo për disa kjo nuk është rastësi. Dhe një tezë ka edhe Elvi Fundo, ish-këshilltari i ministrit të Financave Ridvan Bode, e cila silllet në vëmendje, pikërisht për shkak të pozicionit që ka patur Fundo. “Paralel me daljet në media një sulm ndaj Gridës filloi edhe kryeministri Edi Rama. Ai në parlament shpesh artikulonte, “Grida, Gridërimi” etj., shprehje ku theksohej emri i vajzës që kishtë pushtuar ekranet dhe mediat. Batuta dhe ngacmime ndaj një emri, e cila gjatë qeverisjes së PD, ishte askushi nga pesha politike...Dalja në media dhe sulmi nga Rama, ishin dy armë të forta për të ngritur figurën e saj në opinionin e djathtë dhe militantët e PD-së. Kreu i qeverisë kishte përballë dhjetëra ish-ministra dhe politikanë karriere, por ai asnjëherë nuk përplasej me ta. Rrallë u hidhte ndonjë batutë dhe më pas hop na dilte Gridërimi në ccdo frazë. Gjithcka bëhej nga kryeministri Edi Rama ishte e qëllimshme. Godiste Gridën që ajo të ngrihej sa më lart brenda PD-së”, shkruan Fundo, i cili në shkrimin e tij sugjeron lidhje të karrierës së  rrufeshme të Grida Dumës me bizensmenë të njohur dhe me lëvizje interesi që përfshijnë edhe drejtues të qeverisë së sotme. Natyrisht që listimi i emrave fitues në Këshillin Kombëtar të PD-së, me siguri që ka krijuar tensione, të cilat kanë nisur të dalin në sipërfaqe, qoftë edhe përmes rrëfimeve të tilla të karrierave politike, që shpesh i ngjajnë bujqësisë - OMGJ. Të kujtohet këtu se në vitin 2005 kështu u duk në PD, edhe vetë kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha. Gjithësekush mund ta lexojë shkrimin këtu:

http://everteta.al/dashuria-e-grida-dumes-me-artan-santon-dhe-deshmia-e-saj-ne-prokurori/

ose http://www.gazetaexpress.com/lajme/cila-eshte-e-verteta-e-dashurise-s-politikanes-grida-duma-me-te-vrarin-artan-santo-47515/

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.