Aksident pranë Selanikut, vdesin 4 persona, shkatërrohen 35 makina

GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në rrugën ‘Egnatia’ në Greqi, pranë nyjes që lidh qytetin e Verias me Selanikun. Në aksidentin ku u përfshinë mbi 35 makina, 4 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.
22 të plagosur ndodhen në spital dhe sipas informacioneve, shumë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Nga përplasja shumë prej mjeteve u përfshinë në flakë dhe dëshmitarët thonë se një grua u dogj e gjallë brenda në makinën e saj. Aksidenti ndodhi kur një trajler duke ecur me shpejtësi goditi disa nga makinat, duke shkaktuar përplasjen në seri.
n.k
Add new comment