Balotazh në Brazil/ Presidentja Dilma Rousseff e para në zgjedhjet presidenciale, por nuk fiton shumicën absolute

Postuar në 06 Tetor, 2014 01:33

Votimet në Brazil nuk kanë përfunduar tërësisht. Presidentja e Brazilit Dilma Rousseff doli e para në zgjedhjet presidenciale të së dielës por ajo nuk arriti të fitojë shumicën absolute të nevojshme për të mënjanuar balotazhin. Me gati të gjitha votat të numëruara Rousseff ka pak më shumë se 40% të votave, ndërsa social demokrati pro-biznesit Aecio Neves mori gati 34%. Balotazhi do të zhvillohet më 26 tetor. Presidentja Rousseff kishte mbështetjen e klasës punëtore braziliane, falë programeve bujare sociale të nisura gjatë dy mandateve të paraardhësit të saj popullor, Luiz Inacio Lula da Silva.

 

L.V

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.