Lavdrim Muhaxheri nuk është i vetmi. Interpol vendos në listën e të kërkuarve 61 shtetas nga Kosova prej të cilëve 46 janë shqiptarë

Nuk është Lavdrim Muhaxheri, shqiptari i vetëm nga Kosova që është në listën e organizatës më të madhe botërore që shpall persona në kërkim. “Tribuna” bën të ditur se janë 61 veta që shteti kosovar është duke i kërkuar nëpërmjet organizatës ndërkombëtare për persona në kërkim. 46 janë shqiptarë, 10 serbë, dy shtetas turq, një gjerman një nga Izraeli dhe Reynolds Roger nga Britania e Madhe. Më i vjetri është 65 vjeç ndërsa më i riu 23 vjeçar. Sipas “tribunës” në listën e Interpolit gjenden edhe 45 bashkëkombës të Muhaxherit, që kanë kryer vepra të ndryshme duke filluar nga vrasjet, krimi i organizuar dhe vepra tjera penale. “Tribuna” shkruan gjithashtu se Muhaxheri është anëtari më i ri i Interpolit nga radhët e shqiptarëve të Kosovës. 25-vjeçari nga Kaçaniku dyshohet për pjesëmarrje në organizatat terroriste.
L.V
Add new comment